Prodhuesi i automjeteve, Hyundai do të
eksperimentojë me veturat që do të jenë elektrike, autonome në vozitje, dhe që
e tëra funksionon online.
Hyundai do të nisë një shërbim falas të taksive
robot me një flotë makinash autonome elektrike në Irvine, California, duke
filluar nga 4 nëntori.
Lajmi vjen pasi prodhuesi nga Koreja e Jugut
njoftoi se do të investojë 35 miliardë dollarë në zhvillimin e automjeteve
autonome dhe elektrike gjatë pesë viteve të ardhshme.
Hyundai hynë në partneritet me biznesine sapo filluar, Pony.ai dhe me shërbyesin online të taksi robotit, Via.
Pasagjerët e interesuar mund të porosisin një
veturë – që drejton vetveten – përmes një aplikacioni në telefonat e menqur.
Makinat nuk do të jenë plotësisht pa shofer;
Hyundai thotë se një drejtues sigurie do të jetë pas timonit, dhe gjithashtu do
të ketë një inxhinier shtesë në sediljen e pasagjerëve.
Automjetet do të kufizohen në një zonë të
vendosur në Irvine që përfshin “disa pika interesi rezidencial, tregtar
dhe institucional”, thonë prodhuesit e automobilit.