Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan sot ka
filluar aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.
Në komunikatën e dërguar nga Komuna e
Gjilanit, bëhet e ditur se gjatë javës së fundit janë liruar një numër i madh i
hapësirave të uzurpuara, shkruan kallxo.com.
“Janë liruar hapësirat e uzurpuara në qendër
të qytetit, që përfshihen edhe largimi i disa mureve (pengesave), rrënimi i
objekteve mbi pronën publike në lumit Stanishorka, sikurse edhe objekteve të
tjera me rrezikshmëri të lartë”, thuhet në komunikatë.
Në lidhje me këtë aksion drejtori i
Inspekcionit, Nevzad Rushit, ka thënë që ky aksion do të vazhdoj deri në
lirimin e hapësirave.
“Komuna e Gjilanit nuk do të ketë tolerancë
për uzurpatorët e pronës publike, përfshirë edhe ndërmarrjet publike apo
institucionet tjera, për të shtuar se ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen”,
citohet të këtë thënë Rushiti.