Është një aktor i cili do të bënte çdo gjë për të mbrojtur regjimin e tij”Sipas disa funksionarëve të lartë të CIA-s, Kim Jong Un, lideri koreanoverior, nuk është aspak një i çmendur, por është një aktor i cili do të bënte çdo gjë për të mbrojtur regjimin e tij.
Diktatori Kim Jong Un nuk është një i çmendur, por një aktor racional i përqendruar në mbijetesën e regjimit.
Deklarata është bërë nga disa funksionarë të lartë të CIA-s, sipas të cilëve ai ka një strategji të qartë në mend për të mbrojtur postin e liderit suprem të vendit.
Britanikja ‘Telegraph’ raporton për një konferencë të agjencisë në fjalë, duke shtuar se zyrtarët janë të bindur se diktatori nuk do të ngrihet një mëngjes dhe të vendosë të sulmojë Los Angelesin me armë bërthamore.
Ndërsa CNN citon një tjetër ekspert i cili shprehet i bindur se Kim dëshiron të qeverisë për një kohë të gjatë dhe të ndërrojë jetë i qetë në shtratin e tij.