Anëtari i Nismës ateron në PDK

Anëtari i Nismës ateron në PDK

  19 Oct 2017

Anëtari i Nismës për Kosovën Veton Musaj, ka ateruar sot në Partinë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e kanë bërë të ditur PDK në Klinë  përmes një komunikate për media:

Njoftimi i plotë

Nisma për Kosovën, dega në Klinë, ka mbetur pa një kandidat për anëtar të Kuvendit, pasi qe Veton Musaj nga fshati Zabergjë e Klinës, ka braktisur partine e vet dhe i është bashkuar PDK-së në Klinë. Musaj, sot, zyrtarisht ka aderuar në PDK dhe ka pranuar librezën partiake të cilën ja ka dorëzuar kryetari i degës së PDK-së në Klinë, kandidat për kryetar komune Sokol Bashota. Mirëseardhje Musajt në PDK, i kanë dëshiruar kryetari degës Sokol Bashota dhe drejtori i Shtabit Zgjedhor të degës së PDK-së Ramush Agushi. “ Është një guxim intelektual, rreshtimi juaj në PDK, është i drejte. Në PDK u jepet mundësi veprimi të gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e vizionit dhe programit tonë. Sot po i bashkohesh një force të fitores. PDK-ja ka një dinamike të madhe të punës dhe të jam mirënjohës për këtë aderim dhe bashkërisht do të rrugëtojmë drejtë fitores. Të çmoj për guximin intelektual. Nga sot e ke mbështetjen e PDK-së e cila dita ditës po rritet dhe po gjen gjithnjë e me shumë përkrahje të qytetarët”, ka thënë me këtë rast Bashota. I sapoardhuri në PDK, Veton Musaj, kandidat i Nismës për Kosovën për asamble në Klinë, është shprehur se sot po vij në shtëpinë që është dashur të jem që nga fillimi, tre vite me parë. “ U ktheva aty ku duhet për të mbështetur kryetarin Sokol Bashota për fitoren e radhës në zgjedhjet e 22 tetorit. Kjo, duke u bazuar në punën e mirë që ka bërë z. Bashota dhe ekipi i tij”, u shpreh Musaj. Ditë me parë në PDK është rikthyer edhe Shkelzim Berisha i cili ishte kandidat për Kuvend i Lëvizjes “ VETËVENDOSJE” në Klinë.

Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së, Klinë