Zyrtarja e VV-së: Qëllimisht u publikua bjë pjesë e bisedave, ky deputet i VV-së përfitoi

  09 Dec 2017

Zyrtarja për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë parti.

Ajo në një shënim në Facebook ka theksuar se qëllimisht është publikuar një pjesë e bisedës, ku qëllimi ka qenë viktimizimi i deputetes Aida Dërguti, e cila Albin Kurtin e quajti muti.

Tina Kurti ka theksuar se është shumë e ulët fshehja e disa personave pas saj, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Rrjedhja e informatave të pjesërishme dje në media, me të cilat u tentua që të demonizohen aktivistët nga Shqipëria e të viktimizohet Aida, ka pasë për qëllim t’i paraprijë kritikës që do t’i bëhej veprimit të saj, nga organet e Lëvizjes.

Sa e ultë fshehja e personave të tjerë pas saj dhe shpifjet e pabesueshme.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.