fbpx

Zyrtarja e larte e Vetevendosjes:Dardan Molliqaj dhe Dukagjin Gorani njerez te SHIK-ut!

  12 Dec 2017

Dukagjin Gorani ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Kadri Veselit për një kohë të gjatë, e edhe Dardan Molliqaj në adoleshencën e vonshme është parë në foto me Thaçin

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar gjatë ditës se mesazhet në rrjetin Viber të deputetëve të kësaj lëvizje kanë rrjedhur nga ajo. Kurti, ka hedhur akuza të rënda direkte ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, Dukagjin Gorani dhe Dardan Molliqajn.

“Lajmi i publikuar është rrenë. Ky sulm më është bë vetëm se nuk jam pjesë e grupit që shantazhon dhe mundohet ta shkatërrojë Lëvizjen nga brenda”, ka shkruar Kurti.

Përplasjet ndërmjet udhëheqësve të Vetëvendosjes dolën kur u publikua një komunikim i deputetes Aida Dërguti, e cila e quan mut Albin Kurtin.

Sidoqoftë, Molliqaj, Fisnik Ismaili, Shqipe Pantina i kanë dalë në krah deputetes Aida Dërguti, e cila kërkoi falje pse Kurtin e quajti mut derisa tha se ka mospajtime të thella brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas kësaj, Xhelal Sveçla, njëri prej njerëzve të afet të Kurtit, foli për shantazhe ndaj Albin Kurtit për të mos lejuar kandidimin e tij për Kryetar Partie. Tha se s’mund ta ndalë askush rrugën e Kurtit drejt rikthimit në krye të Vetëvendosjes.

Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj në zgjedhjet e fundit kishin krijuar një grup duke lënë nën hije grupin e Albin Kurtit. Madje, Molliqaj e Ahmeti kishin arritur të shkelnin edhe Kryetarin e VV’së, Visar Ymerin, duke dalë para tij me vota.

Grupi i Ahmetit dhe Molliqajt kishte shkelur edhe më shumë njeriun më të afet të Kurtit, Glauk Konjufcë, duke e lënë të shtatin me numër të votave.

Ky është postimi i plote i Tinka Kurtit:

Lajmi i publikuar është rrenë. Ky sulm më është bë’ vetëm se nuk jam pjesë e grupit që shantazhon dhe mundohet ta shkatërrojë Levizjen nga brenda.

Për këto shpifje janë zgjedhë me kujdes mediat e SHIK-ut, si (mini) metro e Valon Sylës, Periskopi i Dukagjin Goranit dhe shokëve të Dardan Molliqajt, Ekspressi i Berat Buzhalës.

Se kush po i nxjerr infot, kjo u kuptua mbramë, kur informata ekskluzive të porositura nga grupi i shantazhit, dolën në Periskop direkt nga mbledhja e Kryesisë. Mbledhje e mbyllur. Të pavërteta gjithsesi.

Sigurisht që nuk na trembni ju që keni frikë edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.