fbpx

Zyrtari i VV-se:Votat me kusht i takojne Abrashit,do t’ia urojme fitoren!

  24 Nov 2017

Përderisa nga LDK-ja nuk e dinë se në favor të kujt do të shkojnë votat me kusht në balotazhin për Prishtinën, nga VV-ja nuk i shohin të vogëla gjasat që ato t’i takojnë kandidatit të LDK-së Arban Abrashit.

Është anëtari i VV-së Ylli Hoxha ai i cili pretendon se nuk e di se kujt i takojnë votat me kusht por nuk e sheh si të pamundur që ato të jenë për Abrashin.

“Kapërcimi i rezultatit aktual në favor të Abrashit është i mundur, pasi që nuk dihen votat dhe mund të kenë votuar më shumë për Abrashin, mirëpo gjasat që kështu të ndodh janë një me gjashtë”, tha Hoxha

Ylli Hoxha, VV
Pavarësisht epilogut të rezultatit zgjedhor, Hoxha thotë se do ta pranojnë atë dhe se do t’ia urojnë fitorën kandidatit të LDK-së.

“Do t’i pranojmë ato rezultate dhe do të ia urojmë fitorën z. Abrashit”, tha ai.

Ndërsa anëtari i LDK-së Sokol Havolli, pa dashur të paragjykoi se kujt do ti takojnë votat me kusht, tha se do të presin rezultatin e tyre.

“Realisht nuk e dimë se a do ta bëjnë kryetar z. Abrashi votat me kusht”, tha Havolli në emisioni 038 të KTV-së.

 

Sokol Havolli, LDK
Diferenca me vota ndërmjet kandidatit të VV-së për kryetar të Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ka qeverisur me këtë komunë në katër vitet e fundit dhe kandidatit të LDK-së, Abrashi është rreth 300 vota. /Gazeta Blic/