fbpx

Zyrtari i VV-së: Mund ta votojmë shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por me këto dy kushte

  23 Dec 2017


Arbër Zaimi nga Vetëvendosje ka thënë se qëndrimi i tyre ndaj Gjykatës Speciale vazhdon të jetë kundër, sepse sipas tij kjo Gjykatë cenon sovranitetin e vendit dhe njollos UÇK’në – shkruan Periskopi.

Ai ka përmendur dy arsye që sipas tij mund ta shpjegojnë ndryshimin e PDK’së karshi kësaj Gjykate.

“a) Njeriu i bie pishmanit dhe përmirësohet, e kjo ka ndodhur masivisht në PDK; b) Disa figurave në PDK i është futur frika për veten, dhe po bëjnë manovra për të rritur pazarin e vetes te ndërkombëtarët. Këto manovra i bëjnë duke llogaritur edhe në VETËVENDOSJE! sepse sipas tyre VETËVENDOSJE! është naive dhe voton pa menduar”, shkruan Zaimi.Tutje, ai ka shkruar se Vetëvendosje mund ta kërkojë shfuqizimin e Marrëveshjes së Demarkacionit dhe Asociacionit, bashkë me shfuqizimin e Gjykatës Speciale.“Mund të kërkojë shfuqizimin e Demarkacionit dhe Zajednicës bashkë me shfuqizimin e GjS. Në rast se PDK nuk pranon, atëherë nuk e ka seriozisht as për GjS, e nuk ka nevojë t’i shkojmë pas atyre që nuk e kanë seriozisht. E në rast se PDK-ja ka frikë, atëherë shfuqizimi i tre marrëveshjeve do të ishte çmimi që duhet të paguajë për t’ia hequr frikën vetes”, shkruan Zaimi në rrjetin social Facebook.Lexoni të plotë publikimin e tij:Mbi gjullurdinë rreth Gjykatës specialeOpsioni PDK: voto pa analizuar, pa menduar.Opsioni LDK: voto pa analizuar, pa menduar.Por VETËVENDOSJE! nuk mund të ecë në asnjërën nga rrugët e shtruara nga ta. VETËVENDOSJE! çel rrugën e saj. Kush është VETËVENDOSJE! analizon dhe mendon para se të veprojë, e kush mendon se VETËVENDOSJE! nuk duhet të analizojë e të mendojë, nuk është VETËVENDOSJE!Qëndrimi ynë ndaj Gjykatës Speciale është i njëjti, jemi kundër sepse cënon sovranitetin dhe njollos UÇK-në. Por qëndrimi i Thaçit, Veselit dhe krejt PDK-së ka ndryshuar. Është me rëndësi kyç për analizën të kuptohet pse ka ndryshuar qëndrimi i tyre.Ka dy mundësi për ta shpjeguar ndryshimin e PDK-së.
a) Njeriu i bie pishmanit dhe përmirësohet, e kjo ka ndodhur masivisht në PDK.
b) Disa figurave në PDK i është futur frika për veten, dhe po bëjnë manovra për të rritur pazarin e vetes te ndërkombëtarët. Këto manovra i bëjnë duke llogaritur edhe në VETËVENDOSJE! sepse sipas tyre VETËVENDOSJE! është naive dhe voton pa menduar.
Në të dyja rastet VETËVENDOSJE! është e detyruar të kërkojë më shumë nga PDK, në rastin e parë për t’u siguruar se vërtet i kanë rënë pishmanit, në rastin e dytë për ta shfrytëzuar maksimalisht në të mirë të Kosovës frikën që i është futur PDK-së.Çfarë mund të kërkojë më shumë VETËVENDOSJE!Mund të kërkojë shfuqizimin e Demarkacionit dhe Zajednicës bashkë me shfuqizimin e GjS. Në rast se PDK nuk pranon, atëherë nuk e ka seriozisht as për GjS, e nuk ka nevojë t’i shkojmë pas atyre që nuk e kanë seriozisht. E në rast se PDK-ja ka frikë, atëherë shfuqizimi i tre marrëveshjeve do të ishte çmimi që duhet të paguajë për t’ia hequr frikën vetes.