fbpx

Zyrtari i PDK-së: Shteti ndërtohet duke eliminuar grupet kriminale

  29 Oct 2017

Image and video hosting by TinyPic

Njëri prej udhëheqësve të PDK-së ka thënë se Shteti i Kosovës po rrezikohet nga korrupsioni, krimet ekonomike, nepotizmi e mafia. Ka thënë se ndërtimi i shtetit të së drejtës eliminon grupet kriminale.

Rrustem Mustafa, e ka gjetur zgjidhjen se si duhet ndërtuar Shtetin e Kosovës. Ka thënë se kjo punë bëhet duke eliminuar grupet kriminale vendore e ndërkombëtare.

“Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eliminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale”, ka thënë Rrustem Mustafa, i njohur si Remi.

Statusi i plotë i Mustafës

Drejt Shtetit të suksesshëm

Vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak, sot gëzojmë lirinë…, tjerat vijnë si mbështetje e kohës…

Askush s’do të duhej të përdorte shkronjat UÇK, apo kohën e lavdisë..

Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh,nuk mundet të ndikojë në kualitetin e së qytetarëve tanë.

Vazhdimisht sfidohemi nga krimet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi dhe mafiat përtej kufinjëve kombëtar…

Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eleminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale.

Ne duhet të ndërtojm shtetin e suksesit duke mos justifikuar mospunen dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit,organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike klandestine.

Ecja e drejtë shtetit të suksesshëm, mund të bëhet.!