Zyrtari i PDK-së e përkrah kandidatin e VV-së për kryetar komune (Foto)

  15 Nov 2017

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk i kanë raportet aq të mira mes vete, së paku jo publikisht.

Zyrtarë të lartë të VV-së shpeshherë kanë akuzuar krerët e PDK-së për të gjitha “të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës”.Këso akuzash ka pasur edhe në Kuvend në mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së, ndërsa në vitin 2012 zyrtarë të dy partive janë përfshirë në një rrahje mes vete në oborr të Kuvendit.

Por është dikush nga PDK që po përkrah publikisht një kandidat të Vetëvendosjes për kryetar të një komune.

Është Rrustem Mustafa ai që nëpërmjet komenteve të tij po i jep përkrahje të plotë Qëndron Kastratit, kandidatit për kryetar të Kamenicës.

Qëndron Kastrati është djali i dëshmorit Isa Kastrati, ushtar i Zonës Operative të Llapit, komandant i së cilës ka qenë Rrustem Mustafa.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.