Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra e ka quajtur ‘ahmak’ kryetarin aktual të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po garon në këto zgjedhje edhe për një mandat, shkruan Periskopi.
Ky reagim i Xharrës erdhi pas debatit që u zhvillua mbrëmë në Klan Kosova në mes të Bahtirit e kandidates të PDK’së për Mitrovicën, Valdete Idrizi.Duke i dalë në mbrojtje kandidates së PDK-së, Xharra ka bërë këtë postim në Facebook.
“Më vjen keq për Valdete Idrizin që i ka ra hise me garu me një ahmak si Agim Bahtiri. Kapuqin për qetësinë përballë këtij personi, jo vetëm të padijshëm, por edhe mashtrues ordiner.
Përndryshe sivjet kisha pasë qejf me qenë votuese e Mitrovicës!”, ka shkruar Xharra.Ky shkrim i Xharrës ka nxitur reagimin e një bashkëpartiaku të saj, i cili i kishte shkruar asaj se nuk ka qenë në natyrën e saj ofendimi.
“Zonja Arbana nuk ka qenë në natyrën e juaj të ofendoni !! Unë jam me Valdeten”, ka shkruar në koment Osman Ibrahimi, i cili ishte kandidat për asambleist në Lipjan.Ka pasur edhe komente tjera ku i është kërkuar Xharrës ta tërheq këtë fjalë.
Theme : Good News Lite