Zyrtare:Rinumerim ne kete komune!
Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së, dhe kështu ka vendosur t’i anulojë rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për balotazh për kryetar komune në Istog.
“PZAP-i ka pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe ka vendosur që të anulohen rezultatet e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit 2017, për Rundin e dytë, të mbajtura me datë 19.11.2017, për kryetar Komune në Istog dhe urdhëron Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ta përsërisë votimin e Rundit te dytë të Zgjedhjeve Lokale, për Kryetar të Komunës së Istogut”, ka thënë Mul Desku për Gazetën Insajderi.
Gjithahsthtu, PZAP ka marrë vendim edhe për rastin e komunës së Kllokotit.
“PZAP-i ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar te Komunës se Kllokotit nga radha e Subjektit Politik Lista Serbe”, thuhet më tej në përgjigjen e Deskut dhënë për Gazetën Insajderi.
Në garën e balotazhit për kryetar të komunës së Istogut janë LDK-ja dhe AAK-ja.
NË rezultatin fillestar kishte dalë fitues kandidati i LDK-së, Haki Rugova, por në numërimin e votave me kusht, të atyre me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta, doli fitues kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.
Këtë rezultat menjëherë e kishte kontestuar LDK-ja, duke thënë se kanë prova të mjaftueshme për manipulim të votave.
Për më tepër, AAK-ja mund të ushtrojë ankesë në Gjykatën Supreme kunëdr vendimit të PZAP-së./Insajderi.com