Tashmë e dimë se në cilin ekran do ta shohim Vala Superligën edhe në dy vitet e ardhshme.
Gazeta Olle mëson se Federata e Futbollit të Kosovës ka pranuar ofertën e “Digitalb”.
Në këtë mënyrë, ndeshjet e Superligës do të transmetohen në “Supersport Kosova” edhe për dy edicionet e ardhshme, 2018/19 dhe 2019/2020.
Sipas informacioneve që posedon gazeta, kompania në fjalë do t’i paguajë FFK-së rreth 550 mijë euro.
Në fakt, gara për dy kampionatet e ardhshme ka qenë e fortë.
Kjo pasi që pos “Digitalb” ka konkurruar edhe Klan Kosova me Art Motion.
Kjo e fundit ka ofruar 340 mijë euro, rreth 200 mijë më pak se kompania fituese e të drejtave.
Mbetet të shihet nëse FFK për dy edicionet e ardhshme do të shpërndajë paratë e të drejtave televizive në proporcion me interesin që zgjojnë klubet te tifozët.
Momentalisht, para nga të drejtat televizive marrin njëjtë si vendi i parë i Superligës, ashtu edhe ai i fundit.
Theme : Good News Lite