UEFA ka konfirmuar se nga fillimi i sezonit të ardhshëm do të ndryshojë orari i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.
Pra, prej sezonit të ardhshëm asnjë ndeshje nuk do të luhet në orë 20:45.
Tashmë në këtë garë ka dy orare të ndryshme zyrtare: dy ndeshje do të nisin nga ora 19:00, ndërsa gjashtë ndeshjet e mbetura do të nisin nga ora 21:00.
Kujtojmë që në dhjetor të vitit 2016 u mbajt një takim i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u morën vendime të ndryshme, e në mesin e tyre ishte edhe ndryshimi i orarit të ndeshjeve.