Zyrtare: Kjo është skuadra e re e De Biasit!

  23 Sep 2017

Giani De Biasi kundër Zinedin Zidan. Kjo do të jetë sfida që tifozët shqiptarë mund të shohin që nesër në La Liga, pasi ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare i ka thënë “po” Deportivo Alaves dhe do të marrë drejtimin e klubit spanjoll
Ka qenë vetë trajneri që ka konfirmuar gjithçka për “Panorama Sport” gjatë ditës së sotme.

 

“Po, është e vërtetë. Sapo u thashë ‘po’ drejtuesve të Deportivo Alaves dhe do të marr drejtimin e skuadrës”, ishin fjalët e De Biasit për gazetën, duke zyrtarizuar kthimin e tij në pankinë e për më tepër në Spanjë, ku ka drejtuar më parë Levanten.

Tekniku i përfaqësueses ishte prej qershorit në kërkim të një skuadre të re dhe tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një prej kampionateve më prestigjiozë në botë.

Prova e radhës do të jetë ajo e të shtunës në drekë, ndaj Real Madrid, por nuk dihet ende nëse De Biazi do të jetë në pankinë apo do të ndjekë nga tribuna këtë takim.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.