fbpx
Zyrtare: Juventus me pesë mungesa për ndeshjen ndaj Atleticos

Zyrtare: Juventus me pesë mungesa për ndeshjen ndaj Atleticos

  11 Mar 2019

Douglas Costa nuk është në dispozicion për ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Atletico fitoi ndeshjen e parë 2-0 në Wanda Metropolitano, por çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve do të përcakohet në ndeshjen kthyese, që zhvillohet nesër nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic.

“Douglas Costa nuk do të marrë pjesë, pasi ai u lëndua përsëri në stërvitje,” tha Allegri për Sky Sport Italia këtë mbrëmje.

Sulmuesi brazilian nuk ka luajtur për Juve që nga 2 shkurti.Alex Sandro është i suspenduar, kurse Sami Khedira, Mattia De Sciglio dhe Juan Cuadrado janë të lënduar.