ZV/MINISTRI QË PRETENDON SE AHMETI DHE SEJDIU PLANIFIKONIN RRËZIMIN E KURTIT

  08 Dec 2017

Pas mesazheve që u bënë publike ku deputetja e VV-së, Aida Dërguti e quan m*t Albin Kurtin, Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Bujar Cakolli, ka thënë se edhe Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu planifikonin rrëzimin e Albin Kurtit.

Cakolli u ka bërë thirrje Ahmetit e Sejdiut që të shfaqin SMS-të ku planifikojnë rrëzimin e Kurtit, ose siç shkruan ai do t’i publikojë vetë.

“Shpend Ahmeti edhe Dardan Sejdiu a po dilni në TV me i tregua sms-at qysh keni dashtë me e rrëzuar Albinin. Banu burra e dilni, ose po dal unë. Pushteti si duket ua humbi barabarin dhe nuk u ngutët. Por, dreqi nuk ju la rehat”, ka shkruar Cakolli.

Mesazhet e komunikimit të brendshëm ndërmjet deputetëve të VV-së u publikuan gjatë ditës së sotme nëpër media. Aida Dërguti e kishte ofenduar rëndë Albin Kurtin ndërsa nuk ka dashur që të komentojë situatën.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.