fbpx

ZV/KRYEMINISTRI QË DIKUR E AKUZONTE HASHIM THAÇIN PËR DHUNË, SOT FLET NDRYSHE

  24 Dec 2017

Gjergj Dedaj, Kryetar i Partisë Liberale të Kosovës, në dhjetor të vitit 2011, e kishte denoncuar në “Rubikon” të KTV’së Hashim Thaçin, se në vitin 1998 kishte ushtruar, për tri ditë e tri net rresht, maltretime fizike, psikike dhe morale ndaj një delegacioni që vizitonte Drenicën.

“Hashim Thaçi edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Na ka maltretuar fizikisht, psiqikisht, moralisht…. Është një krim, e jo një incident”, pati thënë Dedaj.

Pikërisht është Gjykata Speciale e cila ka mandat të hetojë e gjykojë krimet që janë kryer prej janarit të vitit 2008 deri në dhjetorit të vitit 2000.

Më vonë Dedaj i pati tërhequr akuzat ndaj Thaçit, i cili në vitin 2011 e kishte shkarkuar për ta riemëruar Zëvendësministër. Edhe sot e kësaj dite, sa herë që PDK është në Qeveri, Dedaj propozohet për zëvendësministër.

Dedaj ka thënë sot se e ka tejkaluar atë që ka pasur me ish-udhëheqësin politik të UÇK-së Hashim Thaçin, derisa ka dalë pro idesë së shfuqizimit të Gjykatës Speciale. Ai ka propozuar themelimin e një institucioni në Kosovë që do të merret me të gjitha krimet.

“Jo, jo, ato janë gjana te tejkalume, i kam thënë unë atë dite që jam kthyer nga Drenica (1998). I kam thënë dhe janë te botuara në Zërin e Amerikës”, deklaroi ai sot, në një bisedë me Express. “Nuk është mirë me njollos emra”.

 

Ai ka thënë, po ashtu, se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të barazojë kriminelët e shtetit serb me udhëheqësit e UÇK-së.