“Zonja Edlirë, Milaimi yt që nga nga viti 1999 ka hartuar lista për vrasje dhe likuidime të shqiptarëve”
Gjuha e kadiut e shpata e Aliut
Dje, e premte 29 shtator 2017, pasdreke në televizionin e Klan Kosova pamë një debat që nuk i ka hije askujt aq më pak ”njerëzve” që përfaqësojnë” popullin në Kuvendin e Kosovës, atë në mes të Frashër Krasniqit, nga VV dhe Milaim Zekës, nga Nisma.
Ishte një ngjarje e turpshme dhe ajo që na turpëroi edhe më shumë është se me mijëra e mijëra shqiptarë ne rrjetet sociale e perkrahin njërin ose tjetrin, Frashërin që e grushtoi Milaimin apo ”durimin” e që tregoi Milaimi.
Kishte edhe personalitete që kanë bërë emër si njohës të ”realitetit” faqet e shtypit në Kosovën e pas ”luftës” që i kishin këndua këngë asaj ngjarje në arenën e ringut.
Një mikeshës time (Artë Krasniqit, e afërt e Kolonel Ahmet Krasniqit dhe e Aziz Zhilivodës, nga Zhilivoda, tash në Suedi) para disa muajve kur ajo polemizonte me Milaim Zekën i shkruajta: – Mos u merr me Milaim Zekën se nuk je e nivelit të Milaimit!
Milaimi është bërë i njohur me gjuhën e tij banale e të vrazhdë në Kosovë, falë atyre që i dhanë hapsirë në televizionin e rtp-së e tash, sikur iu dok pak, edheJakup Krasniqi ia fali edhe ”vendin e vetë” në listat e deputetëve të Nismës për Kuvendin e Kosovës.
Asnjë gazetar shqiptar nga Kosova nuk është më i njohur se sa Milaimi për gjuhën fyese e ofenduese ndaj personaliteteve shqiptare, nga politika, kultura e informimi, si i krahut të ”luftës”, ”krahut të luftës”, kundër LDK-së dhe të atyre që mendonin ndryshe nga ata ”ideologë” e ”ushtarkë” që e kishin zaptua Tiranës, si Azem Syla, Hashim Thaqi, Xhavit Haliti e … Jakup Krasniqi.
Ai, madje ka ”polemizuar” edhe ma ata të Shqipërisë, me Mero Bazen e Pandeli Majkon, njëri publicist e tjetri politikan.
Milaimi është dallua për të keq sidomos kur fillon ”lufta” në Kosovë, dhe më herët, më 1997 e 1998 por edhe si pjesmarrës i Konferencave ndërkombëtare për Kosovën që iu shkonte në krah e pas tyre udhëheqësve të LPK-së që tashmë e kishin marrë me tapi pushtetin ”me e përfaqësua” Kosovën, Hashimit, Jakupit e … Azem Sylës.
Ai i ka mbajtur anën e së keqës dhe i ka përkrah ata, në të gjitha situatat.
Por kudo që shkoi, Milaimi fitoi. Nuk kishte derë të mbyllur e as rrugë të zanun për Milaimin. Në Shqipëri e mori një nuse ndërsa në Kosovë, RTK-ja ia dhanë një emision, në herë në javë, me na tregua mesele të Drenicës, ndërsa gazetarët me përvojë e të guximshëm që ishin përleshur fizikisht me policinë serbë e të Serbisë, me 5 korrik 1990, kishin mbetur pa punë.
Njëherë mendova, mos të shkruaj se nuk ia vlen të mirresh me çiftat e Milaim Zekës, Hajdin Abazit e Xhabir Zharkut të cilët në Suedi, përveç dëmit jo të vogël u kthyen në Kosovë si fitimtarë, për pasojat që ia kishin shkaktua faktorit politik e ushtarak, ndarjen e fondeve në vendlidja dhe përqarjen e shqiptarëve në Suedi.
Milaimi, në prani të ish kryetarit të kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit i ofendonte gazetaret tona, me fjalët ”…. lopët e Danimarkës”, ”keni probleme me S… ”, ”iu kisha rreh” etj. ndërsa Jakupi nuk reagonte fare.
Deputetet e LDK-së i shanë në nënë dhe iu thotë: ”…. ju ia keni kthye B… Serbisë”
Milaimi në emisinon ”pa rrotlla” që nga dita e parë, shërbehet me rrena e me rrotlla dhe mysafirët e zgjedhur, si Adem Demaçi, janë si Milaimi, llafaznë e rrehagjykësa.
Milaimi, shpesh e përmend SHIK-un, duke i quajtur antarët e Lëvizjes Vetëvendosje se janë prodhim i SHIK-ut ndërsa vetë, ka shkuar te shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, kryetar i kuvendit.
Milaimi vjen nga një katund ndër më të njohurit në Kosovë i njohur për Pleqni e Pleqnar, nga Obria i njohur si Gjemajl Abria.
Dua të ia kujtoj Milaimit se nuk ishte në traditën e pleqve të Drenicës që të lavdërohen e më së pakut të shajnë të tjerët që janë më t`ligj e fukarenjë e pa krahë.
Në një tubim, thuhet se një ”vëllai” i Gjemajlit lavdërohej se i ka vrarë disa njerëz me një gisht, dhe e qonte përpjetë ”gishtin tregues”. Gjemajli pas pakë shkon në at kuvend dhe pleqt si në shaka e pyesin:- O Gjemajl Aga, sa njerëz i ke mbytur ti ? Ai përgjigjet: – Asnjë njeri nuk e kam mbytur, veç e kam rrehur një njeri sepse ai ma kishte pas ”lidhur” për lisi vëllain tem dhe e rrihte.
Bravo ju qoftë!
Edlira Qefalija Zeka, gruaja e deputetit Milaim Zeka, i cili u grushtua në emision të drejtpërdrejt nga Frashër Krasniqi i VV’së nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë me dije se bashkëshorti i saj, deputeti i …
“Kjo eshte politika juaj, menyra, metoda dhe rruga e zgjidhjes se cdo problemi, kundershtie e mospajtimi.
Grushta, shamje, zola, rrugaceri.
Bravo ju qofte. Vec vazhdoni!
Ama kurre keshtu nuk keni me mujt me e ndal kerkond e aq ma pak Milaim Zeken”, përfundon Qefalija.
Zonjë e nderuar, është dashur ta ndalësh burrin tënd të mos flliq me gojë kundër burrave e grave të huaja që janë më burra se Milaimi e më burrnore se ti.
Zonja Edlirë, Milaimi yt që nga nga viti 1999 ka hartua ose ka qenë hartues i listave për vrasje dhe likuidime të shqiptarëve.
Për hirë të korrektësisë së lexuesve, po i paraqes të plota të dhënat ku i kam gjetur:
”Mero Baze: Milaim Zeka hartoi lista për vrasjen e përkrahësve të Ibrahim Rugovës (VIDEO)
Mero Baza, gazetari i njohur shqiptar, në emisionin Komiteti që transmetohet në RTK, e ka akuzuar gazetarin kosovar Milaim Zeka se kishte hartuar lista për vrasjen e njerëzve që përkrahnin Ibrahim Rugovën.
Sipas tij, kjo dëshmohet edhe përmes disa filmimeve të RTSH’së.
Letra e dytë publike, e plotë:
”Letër e hapur drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të UCK dhe përfaqësuesve politik të saj
Për dijeni qeverisë shqiptare dhe Presidentit të Republikës
Lidhni qentë që lehin për hesap të Serbisë
Nga Mero BAZE
Tani mbetet të besohet nëse këta njerëz flasin dhe serbët vrasin ose nëse serbët flasin dhe këta njerëz vrasin.
Po më detyroni të shkruaj këtë letër të hapur në këtë kohë të vështirë për shqiptarët jo aq i shqetësuar nga fati im apo miqve dhe kolegëve të mij gazetarë dhe politikanë se sa nga rreziku i hapjes së një fronti të brendshëm të luftës civile, i cili do të ishte shërbimi më i madh që mund t’i bëhej Serbisë në këto momente.
Ndërsa lajmet nga Kosova janë përditë e më tragjike, po duket qartë se faktori politik dhe ushtarak shqiptar përvec se është në diskordancë të plotë, ka dhe shenja të qarta armiqësie ndaj njëri-tjetrit. Radiotelevizioni i vetëm shtetëror në Shqipëri në vend të informacioneve për fatin e shqiptarëve po përpiqet të kthehet në një frengji nga ku shpallen lista pushkatimesh për shqiptarët. Njerëz të papërgjegjshëm që po përpiqen të kalojnë nga jeta e azilantit në jetën e përditshme të qytetarëve normalë të shoqërisë shqiptare po përpiqen të konvertojnë në urrejtje ndaj shqiptarëve gjithë komplekset e tyre të inferioritetit. Një komunikatë për shtyp e publikuar nga televizioni shqiptar bëri të ditur se tani e tutje Bujar Bukoshi ishte një kriminel lufte dhe një tjetër ministër i tij Muhamet Bicaj, do të ndiqej si i tillë nga disa shqiptarë anonimë që kanë mëse 20 vjet që nuk shkelin në Kosovë. Në fakt kërcënime të tilla në rast lufte ndaj shqiptarëve janë të rrezikshme, jo aq për fatin e një individi, se sa për rrezikun
e kthimit të luftës clirimtare në luftë civile.
I drejtohem Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, jo aq nga bindja se është i painformuar rreth kësaj situate barbare mes shqiptarëve, por thjesht nga detyra ime qytetare për të komunikuar publikisht me të rreth disa precedentëve të rrezikshëm që po ndjellin flakët e luftës civile në shoqërinë shqiptare.
Së pari të gjithë duhet të kemi kurajon të pranojmë se mospajtimet e brendshme politike janë normale dhe qëndrimet e ndryshme politike janë një realitet që pranohet në të gjitha shoqërit e hapura. Por mospajtimet modelohen nga kontaktet dhe dialogu dhe jo nga listat e pushkatimeve dhe vrasjet e
intelektualeve.
Autori i tekstit të djeshëm është Milaim Zeka, i cili ka vetmarrë pas Konferencës së Parisit rolin e një farë zëdhënsi publik të delegacionit të UCK në bisedimet për paqe në Kosovë. Ky njeri nuk është i rrezikshëm pse të dënon me vdekje apo pse bën lista të tilla publike. Ky njeri dhe ata që qëndrojnë pas tij, nuk janë të rrezikshëm se të vrasin vërtet, por ata po përdoren si vrasës ordinerë në një fushatë të tërë vrasjesh politike ndaj shqiptarëve.
Më lejoni zotërinj, t’u bëj publike, se ndërsa në Paris zhvillohej Konferenca për Kosovën, ky njeri, pra Milaim Zeka, më ka thirrur në prani të një anëtari të delegacionit të UCK, Azem Sylës, dhe më ka bërë me dije së bashku me zotin Syla, se e kisha bërë hak “me m’i thye kryet qysh herët”. Personalisht u thashë se nuk pranoja të vihesha para një trupe speciale që po më dënonte me vdekje dhe u përmenda se emri im ka qarkulluar në disa lista vdekjesh të LPK-UCK-së së bashku me disa kolegë të mij, mbi disa prej të cilëve fatkeqësisht tani kanë rënë plumbat e vdekjes dhe disa prej tyre po treten nën dhe. Unë u përmenda se kam qenë në listë bashke me Enver Malokun dhe Sabri Hamitin prej tyre dhe kjo nuk u bëri përshtypje por vazhduan me gjuhën e tyre staliniste.
Ky njeri, pra Melaim Zeka, ka marrë gati publikisht përsipër në emër të atyre që përfaqëson vrasjen e Ahmet Krasniqt dhe dje shpalli viktimë të rradhës Bujar Bukoshin dhe Muhamet Bicajn. Tashmë këto lista vdekjesh po mbulohen dhe me një ajkë patriotizmi dhe po bëhen publike në televizionin e vendit tim, të shtetit tim dhe të kombit tim. Duke shfrytëzuar rastin që tani është luftë dhe në luftë njeriu mund të vritet, ky soj kriminelësh, që kur u dilte para ndonjë serb në Rambuje ose hidheshin nga dritaret e kafeneve ose u lëpiheshin gazetaruceve serbe që ishin atje, janë trima vetëm kur kërcënojnë dhe vrasin shqiptarët. Ky Melaim Zeka, portetin e të cilit e kam të fiksuar vetëm nga karafilat që i ka sjellë Enver Hoxhës kur kam qenë nxënës në shkollë të mesme, tani po merr përsipër publiksht të gjitha vrasjet e shqiptarëve. Ky e mori përsipër Ahmet Krasniqin, e mori përsipër në sy të Azem Sylës (Daja), Enver Malokun, natyrisht ka marrë përsipër Sabri Hamitin, po merr përsëpr të vrasë Bujar Bukoshin dhe Muhamet Bicajn, ka shpallur një list me dhjetë vetë që duhen vrarë mes të cilëve është dhe emri im dhe i kolegëve e miqëve të mij politikanë dhe gazetarë dhe nuk dihet se ku do ta ndalë turrin.
Unë e kuptoj se njerëz të frustruar nga jeta e emigrantit dhe mospërfillja shoqërore kanë plot mllefe ndaj institucioneve dhe njerëzve që e kanë krijuar vetë personalitetin e tyre, por nuk e kuptoj se ku e gjejnë guximin këta njerëz që të dënojnë publikisht me vdekje shqiptarët dhe në shumicën e rasteve t’i egzekutojnë ata me ndihmën e serbëve. Them kështu, pasi kam bindjen që kolegun tim Enver Maloku mund të mos e kenë vrarë miqtë shqiptarë të Milaim Zekës që ata ditë hapën një agjensi të re lajmesh, por ata ja kanë bërë publike pretencën njësoj si Sabri Hamitit, njësoj si Ahmet Krasniqit, njësoj si Azem Hajdarit, njësoj si Fehmi Aganit dhe Alush Gashit. Tani mbetet të besohet nëse këta njerëz flasin dhe serbët vrasin ose nëse serbët flasin dhe këta njerëz vrasin.
Unë do të ndjehesha i qetë nëse Melaim Zeka dhe njerëzit që ai përfaqëson, të më tregojnë sa serbë kanë vrarë. Është e lehtë që për t’u bërë i njohur tani që lufta ka nisur, të bësh lista pushkatimesh, por Milaim Zeka dhe gjithë ata që ka nga pas, me pushkë apo me damkë në krah, duhet ta dinë mirë, se nëse emrat e intelektualëve shqiptarë i kanë në lista për t’i vrarë, për t’i sjellë Kosovës dhe Shqipërisë pushtetin e proletariatit dhe klasës punëtore, do ta kenë pak të vështirë.
Do ta kenë të vështirë, së pari për shkak se që nga sot kur unë po e bëj këtë denoncim publik ndaj vrasësve të shqiptarëve e tutje, ka plot burra që janë të gatshëm ta shikojnë me të njëjtin vigjilencë sikundër serbët dhe Melaim Zekën, apo ata, që deshën të ma thyenin kryet më shpejt. Melaim Zeka dhe banditët që trimërojnë atë, ndjehen trima se shetisin me makinat e Shërbimit Sekret shqiptar, se flejnë në vilat e qeverisë shqiptare, se flasin me telefon satelitorë nga Kukësi duke u paraqitur nga Drenica. Por është vonë për mua dhe kolegët e mij gazetarë të trembemi tani nga krimba të tillë.
Unë e di se Melaim Zeka nuk di të vrasë thjesht se nuk ka prekur ndonjëherë pushkë me dorë, por në vend të tij mund të shkrepë revolen dikush tjetër, nga ata që e mbajnë në vila dhe në katin e katërt të Ministrisë së jashtme në Tiranë. Në rastin e kolegve të mij nga Kosova, të gatshëm për këtë punë janë cetnikët që sillen rrugëve të Prishtinës. Ajo që mbetet e vërtetë, është se mbi ntelektualët shqiptarë në Kosovë po qëllon dora e Serbisë por me një guxim për t’u admiruar ose për t’u mëshiruar po i merr përsipër një grup mafioz shqiptarësh që manipulojnë me gjakun e atyre shqiptarëve që duan lirinë e të Kosovës.
Personalisht nuk ndjehem i shqetësuar nga lista të tilla vdekjesh ashtu sikundër jam i sigurt se dhe personalitetet e jetës politike dhe intelektuale në Prishtinë nuk e llogarisin as për armik dhe as për kriminel këtë rracë shqiptarësh.
Por kjo nuk do të thotë që këta njerëz duhen lejuar që me pistoleta në dorë t’u japin folësve të Televizionit shqiptar trakte ku dënohen shqiptarët me vdekje. Kam duruar deri tani katër lista vdekjesh nga kjo rracë dhe do të duroja dhe njëqind të tjera nga Daja, nga Zeka dhe nga të gjitha pseudonimet që fillojne me emra zvarranikësh dhe përfundojnë me pseudonimet e Enver Hoxhës duke u inkarajuar nga proverbi shqiptar “qeni që leh nuk të ha”, por tashmë ky lloj qeni po leh për hesap të Serbisë e cila në fakt ka treguar se së paku dhëmbë ka. Ndaj ka ardhur koha të lidhen këta zagarë.
Tiranë më 31 mars 1999”