fbpx

Zidane: “Cdo tre ditë duhet ta deshmojmë vetën tonë”

  25 Sep 2017

Trajneri Madrilen, Zinedine Zidane ka folur për media përpara ndeshjes se nesërme ndaj Borussia Dortmund ku është shprehur se çdo tre ditë i duhet ta dëshmojnë veten dhe se janë duke u ndjerë mirë.

“Nuk flas të lojtaret rreth këtij momenti. Eshte një ndeshje tjetër dhe një tjetër kompeticion”, deklaroi Zizou.

Duke folur për ndeshjen ndaj Dortmund, Zidane bëri të ditur është e veshtirë të luash në cilindo stadium dhe se për ta është sfidë fitorja në Dortmund.

“Duam të luajmë futboll të mirë në menyrë që të jetë një ndeshje e mirë”, është shprehur 45 vjeçari.

“Ajo që ai ka arritur nuk e habit askënd dhe ai po përmirësohet çdo sezon”, ka thënë Zidane.

Real Madridi dhe Dortmund do të perballen me njera-tjtren nesër me fillim nga ora 20 e 45 në Signal Iduna Park.