Zëvendësministri i Haradinajt: Kam luftuar, prandaj sot jam këtu

  14 Nov 2017

Një nga 60 zëvendësministrat e emëruar nga Qeveria e Ramush Haradinajt, është revoltuar me raportimet e fundit të mediave.
Muharrem Kuqi i emëruar zv.ministër nga radhët e Nismës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka kërkuar që të respektohet më shumë për shkak të kontributit që ka dhënë, shkruan Gazeta Shneta.Ai ka shfrytëzuar konferencën për media me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, që të kritikojë mediat dhe opinionin për “apostrofimin” e tij me rastin e emërimit.

“Kam nderin që të jem në këtë konferencë si zëvendësministër, të apostrofuar kohëve të fundit shumë në media dhe shfrytëzoj rastin që të bëjë një vërejtje sepse i apostrofuar ndihem edhe unë”, është shprehur ai.Kuqi, një nga 60 zv.ministrat, është shprehur i pakënaqur që askush nuk ia di kontributin që ka dhënë për Kosovën.“S’besoj që asnjë prej juve jeni në dijeni se unë kam qenë kontribuues i madh në shëndetësi në kuadër të luftës që ka ndodhur në Kosovë. Ne kemi shfrytëzuar momentumin me disa kolegë intelektual në Zvicër për të formuar një shoqatë të mjekëve e cila quhej ‘Ndihmë për Kosovën’ dhe kemi kontribuuar me mundësitë tona që dhjetëra transporte të sillen në Kosovë për nevoja të luftës”, ka thënë ai, duke arsyetuar kështu emërimin e tij në këtë pozitë.Kuqi thotë se pajtohet deri diku me mediat për emërimin e numrit të madh të zv.ministrave, ndonëse vet është një prej tyre dhe kishte pranuar emërimin me kënaqësi.“Në rrethanat e sotit, në formimin e Qeverisë natyrisht se unë pajtohna me një pjesë mediale në emërimin e zëvendësministrave, por unë ju kisha lut që të merreni me emra të përveçshëm”.Duke kërkuar që të mos apostrofohet, Kuqi tërthorazi e ka bërë një gjë të tillë për kolegun e tij nga një ministri tjetër, më saktë për të shumë përfolurin Gjergj Dedaj i emëruar zv.ministër në Ministrinë e Jashtme.“Të apostrofoni ata persona që vegjetojnë nga njëri institucion në tjetrin, që me të vërtet shfrytëzojnë postet për paga, kurseni ata njerëz që ose nuk i njihni ose nuk kanë qenë medial, por që kanë katapultu si zëvendësministër”, ka thënë Kuqi, duke vazhduar me fjalë miradije për vetën, “një ndër ta jam edhe unë si ekspertë i një fushe të caktuar në shëndetësi që për shkaqe idelaliste ose që e dua vendin kam përfunduar këtu ku jam sot”, është shprehur ai, ku më tej ka vazhduar të flas për diabetin.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.