Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti sot gjatë raportimit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka thënë se nuk pa asnjë rezultat nga ky komision, raporton Gazeta Blic.
Pajaziti ka thënë se tani më është koha që ky Komision të sjellë argumente dhe të marr fund çështja e Demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas Pajazitit ky komision duhet të insistojë të sjell fakte e jo të merret me ish-komisionin e kaluar.
“Personalisht nuk kam asnjë emocion për komisionin e kaluar as për juve. Besoj që shumica. Ne dëgjuam vetëm kritika për ish komisionin. Nëse ka diçka për atë ish-komision le të merret drejtësia me të. Por ju do të duhej të na sillnit argument këtu. Ju kisha lutë që nëse nuk keni çka me thënë, është dashtë me menaxhu me kryetarin e Komisionit, me thënë: hajde e lëmë për një javë tjetër dhe të sjellim argument. Ju falënderoj që sot jeni këtu, por ju kisha lutë që të na sjellni fakte”, ka deklaruar Pajaziti, raporton Gazeta Blic.
Theme : Good News Lite