fbpx
Zemaj shkarkon sekretarin e ministrisë që e emëroi vetë para dy jave

Zemaj shkarkon sekretarin e ministrisë që e emëroi vetë para dy jave

  27 Jul 2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e ka shkarkuar Sekretarin Milazim Gjocaj, të cilin e emëroi vet me 10 korrik pasi e shkarkoi Naim Bardiqin.

Në pozitën e Sekretarit të MSH-së, Zemaj e ka rikthyer Ardian Mehmetaj, i cili ka qenë në këtë pozitë në kohën e ish-ministrit Imet Rrahmani, shkruan Gazeta Shneta.Lajmin për emërimin e Mehmetajt në këtë pozitë e ka konfirmuar zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti.

“Po Ardian Mehmetaj është emëruar në pozitën e U.D. Sekretarit të Përgjithshëm të MSH-së”, ka deklaruar Hoti. Ai nuk ka dhënë detaje tjera pse është shkarkuar Gjocaj.Mehmetaj është i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ishte emëruar në pozitën e Sekretarit nga ish-ministri Rrahmani, pasi ish-sekretari i asaj kohe Gani Shabani ishte akuzuar në rastin “Stenta”.Por Mehmetaj ishte larguar nga kjo pozitë kur në krye të MSH-së erdhi Uran Ismaili nga PDK, i cili në vend të tij emëroi Naim Bardiqin në vitin 2018.