Zemaj: Rastet me koronavirus u rritën pas lirimit të masave nga Qeveria Kurti

Zemaj: Rastet me koronavirus u rritën pas lirimit të masave nga Qeveria Kurti

  07 Jul 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që rastet me koronavirus në Kosovë janë rritur pas lirimit të masave nga Qeveria Kurti.

Zemaj ka thënë se në fund të muajit maj u morr vendimi për lirimin e masave ku në atë kohë ishte Qeveria Kurti, e pas kësaj sipas tij u rritë numri i rasteve me koronavirus.

“Me lirimin e masave në fund të muajit maj, filluan lëvizjet e pakontrolluara të qytetarëve dhe mosrespektimi i masave në vazhdimësi. Ne kishim vlerësim, që në ditët në vijim, do të ketë numër të rritjeve të rasteve, por të kontrolloheshin në atë mënyrë që të mos kishim numër që të mbingarkonte edhe sistemin tonë shëndetësor dhe të mos krijohej panik”, është shprehur Zemaj.

Zemaj në Rubikon ka thënë që situata me pandeminë është nën kontroll, edhe pse sipas tij, klinikat janë të ngarkuara.

“Situata është gjithmonë nën kontroll, derisa kemi kapacitete për ta menaxhuar. Klinikat janë të ngarkuara, sidoqoftë kemi kapacitete. Fatmirësisht, numri i rasteve të hospitalizuara nuk është akoma në nivelin e skajshmërisë për të kërkuar ndihmë, qoftë në spitalet private apo të krijojmë hapësira tjera”, tha Zemaj.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.