Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pak minuta më parë është larguar nga Klinika Infektive e QKUK-së.
Ai nuk u deklarua para mediave për ngjarjet e sotme që ndodhën në QKUK.
I pyetur nga gazetarët se si i komenton ngjarjet e fundit në QKUK, ku si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 12 persona.
Ai u përgjigj”Më vonë”, raporton Zeri.info.
Zemaj në infektivë ishte së bashku me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin.
Dyshohet se që nga mesnata, katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën.
Kujtojmë se vetëm dje (04.07.2020), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus. /Zëri