fbpx
Zbuloni disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të forconi martesën tuaj

Zbuloni disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të forconi martesën tuaj

  14 May 2019

Me siguri i keni ndarë të paktën njëherë problemet e marrëdhënies suaj në çift me dikë tjetër. Këshillat, në varësi të situatave më së shumti kanë në thelb besimin, respektin dhe dashurinë. Sigurisht pa këto tre shtylla një marrëdhënie është e vështirë të zgjasë, por ka edhe disa detaje të tjera që ndihmojnë në forcimin e martesës. Shumë prej tyre i kalojmë si të parëndësishme…

Kur hani së bashku, lejoje partnerin/pertneren të hajë kafshatën e fundit. Është një gjest i vogël sakrifice, por krijon një lidhje të fortë e të padukshme mes jush.

Krijoni ritualet tuaja të përbashkëta dhe private. Të gatuash ushqimin e preferuar të tij/saj ditën e parë të çdo muaji mund të ishte një nga më të veçantët.

Mos harro të japësh puthjen e përshëndetjes.

Vër në korniza jo vetëm fotot e eventeve speciale, por edhe të përditshmërisë. Çdo moment vlen të ruhet