fbpx

Zbulohet streha e prostitutave në Durrës, 2 tutoret 40-vjeçare përdornin shtëpinë në plazh

  14 Dec 2017

Ditën e sotme kanë rënë në pranga dy gra në Durrës, të cilat pas një hetimi 2-mujor janë zënë “mat” nga specialistët për hetimin e trafiqeve

Dy gratë e arrestuara janë Shpresa Pisha, 47-vjeçe dhe Y.R., 40-vjeçe, të dyja ishin banuese në Durrës.

Shpresa Pisha dhe Y.R kishin ngritur një rrjet prostitucioni, në bashkëpunim me G.A., 44 vjeç, banues në Shijak, i cili është në procedim penal në gjendje të lirë.

Shtetësja Shpresa Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit.

Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambientet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja).

Mbi dy gratë rëndojnë akuzat:

”Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion” në ngarkim të shtetases Shpresa Pisha parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

“Prostitucion” në ngarkim të shtetases dhe Y.R. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.

”Prostitucion” në ngarkim të shtetasit G.A. parashikuar në nenin 113/a të Kodit Penal.