Zbulohet shkaktari i vërtetë i rënies së PDK-së në zgjedhje
Analisti politik Belul Beqaj në një prononcim për Gazeta Blic ka komentuar raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave të Kosovës, duke folur kështu për rënien dhe rritjen e disa partive politike, si dhe për disa nga komunat e mëdha ku është zhvilluar një garë e nxehtë.
Sipas Beqajt, fitues i vërtetë i këtyre zgjedhjeve është AAK, nëse vetëm ju dedikohemi numrave, ndërsa sa i përket rëndësisë është Lëvizja Vetëvendosje.
“Realisht po del që më së shumti ka fituar AAK, me numëra nëse i dedikohemi numërave, nëse i dedikohemi rëndësisë, mendoj që është Vetëvendosje, dhe nëse i dedikohemi nivelit mendoj që është aty ku ka qenë edhe LDK dhe PDK që ka një rënie realisht pas balotazhit.”, shtoi ai.
Analisti politik gjithashtu ka treguar për Blic shkaktarin e vërtetë të rënies së PDK-së, që e ka penalizuar atë sipas tij edhe në komunat ku ka pasur kandidatin të mirë, siç është rasti i Prizrenit.
“Shkaktar i rënies së PDK, nuk mundet me qenë shkaktar i njëjtë, është me rëndësi që qeverisja e PDK-së në këto komuna është pengesë dhe për kandidatët që kanë qenë potencialisht të mundshëm për tu zgjedhur për kryetar, për shembull për Prizrenin nuk mendoj që kandidati ka qenë i keq, ka qenë një ngarkesë e madhe që ka qenë në qeverisjen e Prizrenit e cila nuk ka pasur mundësi me mbulu edhe kandidati që ka qenë korrekt, mirëpo ngarkesa nga qeverisja e kaluar ka qenë një pengesë për të.”, pohoi Beqaj.
Duke komentuar garën në Prishtinë, ai shtoi se edhe këtë herë ka vendosur logjika e ndërrimit, duke thënë se Arban Abrashin më së shumti e ka penalizuar fakti se Isa Mustafa është në krye të LDK-së.
“Për Prishtinë mendoj që këtu ka vendosur logjika e ndërrimit që ka qenë vazhdimësi në këtë rast se sa që ka vendos ndonjë argument, apo ndonjë ofertë politike që reflekton suksesin apo mossuksesin e kandidatit, në rastin konkret unë mendoj që hendikep ka qenë për Abrashin fakti që e ka ende kryetar Isa Mustafën, sic ka qenë për Shpendin edhe fakti që e ka Albinin kryetar, por edhe vetë ka pasur prezantime korrekte, mendoj që ka qenë në nivel.”, tha ai.
E sa për votat nga diaspora dhe ato me kusht që nuk janë numëruar ende, sipas Beqajt nuk mund të ndikojnë në përmbysje të rezultatit.
“Nuk besoj në përmbysje të rezultatit, besoj që ka me qenë pak a shumë ky epilog. Si e pash unë pak a shumë situatë e ngjajshme në kuptimin pozitiv për kandidatin që ka pasur përparësi në këtë rast mundet me qenë për Shpend Ahmetin, dhe jo ashtu sic janë deklaruar militantët e LDK-së gjoja që votat me kusht kanë qenë në favor në rastin e parë kjo është demantuar.”, përfundoi ai./GazetaBlic