Zbulohet se kujt i takon vetura shtetërore që ishte mbrëmë në motel

  26 Nov 2017

Vetura për të cilën u raportua sot gjatë ditës se ishte parkuar mbrëmë para një moteli në Malishevë del të jetë e zëvendësministrit të MTI’së, Faton Thaçit nga Nisma për Kosovën.

Gazeta Metro e ka mësuar këtë nga burimet e saj.

Ndërkohë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë për Express se kjo veturë i takon ministrisë të cilën ai e drejton, mirëpo tha se i duhet pak kohë për ta zbuluar se kush ishte shofer i veturës së MTI’së që ishte e parkuar para një moteli.

“Brenda pak kohësh e konfirmoj se kush ka qenë shoferi”, ka thënë Hasani, të dielën.

Ndërkohë, Kryeministri Ramush Haradinaj pati premtuar se do të marrë masa ndaj secilit që keqpërdorë veturat zyrtare.

Zyrtari i Qeverisë së Kosovës ka dërguar pjesë të Udhëzimit ku shihet se veturat që përfundojnë me numrin 15 janë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë./gazetametro.net

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.