Zbulohet sa para ishin ndarë në vitin 1998 për arrestimin e Baton Haxhiut nga Sabit Geci

Zbulohet sa para ishin ndarë në vitin 1998 për arrestimin e Baton Haxhiut nga Sabit Geci

  08 May 2019

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment për gazetarin Baton Haxhiu.

Ai mes tjerash në postimin e tij, potencon se Haxhiu dikur ishte spiun i UDB-së, ndërsa tani patriot i presidentit të Kosovës, të Serbisë dhe kryeministrit Rama.

Miftari gjithashtu ka zbuluar se në vitin 1998 në Likoc për arrestimin e postierit të Stanishiqit, Baton Haxhiut, ishin premtuar rreth 2000 markë shpërblim nga Sabit Geci.

“Dikur vetëm spiun serb i UDB sot patriot’ i Hashim Thaçit, Edi Rames dhe Aleksander Vuçiqit. Në vitin 1998 në Likovc për arrestimin e postierit të Stanishiqit Baton Haxhiut ishin premtuar 2000 markë shpërblim nga Sabit Geci, e sot Batoni orkestrues i Vuçiqit, Ramës dhe Hashim Thaçit! Ece biri në fije!”, ka shkruar Miftari në llogarinë e tij.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.