Emri i saj ishte bërë i njohur për publikun që nga paraqitja e saj në serialin komik “O sa mirë”.
Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arta Nitaj e cila që nga paraqitja e saj me rolin si “Xhesika”, kishte marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë, transmeton Gazeta Express.
Më shumë se për rolin e saj Arta është komentuar për format e saj bombastike.
Por, Arta duket se forma të tilla ka pasur gjithmonë. Në një fotografi që ajo ka postuar së fundmi në llogarinë e saj në Instastory vërehet se ajo ka pasur gjithmonë të pasme bombastike.
Në këtë fotografi Arta shihet së bashku me dy shoqet e saj Festën e Stinën.
Kujtojmë se Arta ka qenë shumë e përfolur edhe për jetën e saj private. Vetëm pak muaj më parë ajo ishte në lidhje me Brunon këngëtarin nga Shqipëria, por që kjo lidhje zgjati shumë pak dhe krejt çka mbeti mes tyre janë kujtimet.
Theme : Good News Lite