fbpx

Zbulohet mospërputhje e numrit të fletëvotimeve në një qendër votimi në Prishtinë

  02 Dec 2017

Në vendvotimin 1937 në Prishtinë numri i fletëvotimeve të përdorura, numri i votave me kusht dhe numri i fletëvotimeve të papërdorura nuk korrespondon me numrin e tërësishëm të fletëvotimeve në ketë vendvotim.

Përkundër dallimit prej 6 fletëvotimeve ky vendvotim është proceduar si i rregullt. Të paktën kështu figuron në një fletëvotim të cilën e posedon ORAinfo.

“Një vendvotim i tillë nuk guxon të procedohet pa u hapur kutia dhe pa u zbuluar se çfarë ka sjell deri të ky dallim ne fletëvotime, ka thënë një përfaqësues i shtabit të Arban Abrashit.

Sipas tij çdo ditë e më shumë po zbulohen fakte te reja që tregojnë se u manipulua procesi zgjedhor dhe se QNR’ja nuk i ka vërejtur këto lëshime

 

Ai u ka bërë thirrje organeve përkatëse të merren seriozisht me zbardhjen e këtyre rasteve dhe të dërgohet në vend vullneti i sovranit.

Ndryshe, Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi nuk e ka ndërmend të ndalët nga kërkesa e tij për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë.

Kjo për shkak se ai është i bindur se në Prishtinë ka pasur manipulime me vota nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në garën e 19 nëntorit Shpend Ahmeti nga VV ka marrë 50.41% të votave, ndërsa Arban Abrashi nga LDK 49.86% të votave.

LDK ishte ankuar dhe kishte kërkuar rinumërim të votave. Kërkesa e tyre ishte miratuar nga PZAP por që u rrëzua nga Gjykata Supreme.