Zbulohet e vërteta: Ja kujt iu frikësua Visar Ymeri që nuk shkoi në mbledhje

  17 Dec 2017

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nuk ishte pjesë e mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, e madje një takim të tillë ai përmes një deklarimit të tij në rrjete sociale e quajti të ngutshëm.

Megjithatë mospjesëmarrja e tij në takimin e sotëm, po konsiderohet frikë e tij se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes do të kishte reaksione negative nga të pranishmit.

Kështu kanë konfirmuar për Klan Kosova, dy anëtarë anonimë të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, për arsyen e mospjesëmarrjes së Visar Ymerit në këtë mbledhje.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.