Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka treguar pse ka dhënë dorëheqje Dardan Molliqaj nga posti i sekretarit të përgjithshëm të kësaj aprtie.
“Ai edhe më herët ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë, mirëpo unë nuk e kam pranuar atë dorëheqje”, ka thënë ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së, raporton Gazeta Blic.
Ai e ka pranuar se mospajtimet me mënyrën e drejtimit të VV-së ka cuar në dorëheqjen e Dardan Molliqajt.
I pari i VV-së ka theksuar se herën e dytë e ka pranuar dorëheqjen e Dardan Molliqajt nga posti i rëndësishëm që e kishte në këtë parti.
Ymeri ndër të tjera ka theksuar se arsye tjetër për dorëheqjen e Molliqajt nga posti i sekretarit janë edhe zgjedhjet locale, dhe arsye tjetër është konsideruar se Molliqaj do të jepte kontribut më të madh si deputet.
Theme : Good News Lite