Në media u publikua një video nga agjensia e lajmeve Asociated Press, e ku shihet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me syrin e nxirë e ku më pas mediat shkruajten se Ramushi ishte përlesh me familjen Musaj nga Strellci i Deçanit, por kjo duket të mos jetë e vërtetë ose edhe mund të bëhët fjalë për një rrahje tjetër.
Një burim për Gazetën NewBorn, e i cili është i afërt i familjes Haradinaj, emër i njohur për redaksinë bënë me dije se kjo përleshja e Haradinajt nuk ka ndodh mes familjes Musaj dhe Haradinajt, por Ramushi është rrahur nga ushtarët rus tek ”Ura e Rusëve” në Llazicë të Malishevës, përkatësisht në magjistralen Prishtinë-Pejë ”Ramushi nuk është përlesh me familjen Musaj, ai është përlesh me ushtarët rus tek ”Ura e Rusëve” në fshatin Llazicë”, tha ky burim raporton Gazata NewBorn.