Zafir Berisha flet për rastin Kumanova, ai i përmend edhe Thaçin e Haradinajn

  02 Nov 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e madje edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dinë shumë për rastin e Grupit Kumanova.

Pas vendimit nga Gjykata Themelore e Shkupit për Grupin Kumanova, të cilët u dënuan me 746 vjet burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm, pati reagime të shumta.

Berisha ka thënë, në një shkrim në Facebook, se nëse institucionet e Kosovës nuk kanë folur deri më sot, atëherë të flasin tani për rastin e Kumanovës.

Ka thënë se Institucionet e Kosovës, duke përmendur edhe Presidentin e Kryeministrin, AKI-në e MPM-në, kanë mundur ta parandalojnë këtë.