fbpx

Ymeri: Po, unë kam ofruar dorëheqje nga posti i kryetarit! Kjo ishte arsyeja!

  13 Dec 2017

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se ai ka ofruar dorëheqje nga posti i të parit.

“Menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme unë kam ofruar dorëheqje nga posti i liderit të partisë. Kjo kishte ardhur vetëm e vetëm që të ndalej ai intensitet i përcarjeve në parti”, ka theksuar ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, kjo dorëheqje e tij nuk I është pranuar nga ana e anëtarëve të Kryesisë.

“Një pjesë e madhe e anëtarëve të Kryesisë kanë kundërshtuar dorëheqjen time, dhe kanë theksuar që unë duhet të vazhdoj të jem kryetar, e sidomos edhe për faktin se zgjedhjet ishin shumë afër, dhe kjo do të mund të na kushtonte shumë”, tha ai.

Ymeri ka thënë se përkundër përplasjeve dhe mospajtimeve të mëdha në këtë parti, megjithatë deri në përfundim të zgjedhjeve është arritur që të ruhej uniteti.

Ai ka thënë se me Albin Kurtin nuk kanë arritur që të diskutojnë për zhvillimet e fundit në parti.