“Entuziazëm i madh nga qytetarët e Republikës së Kosovës për Partinë Demokratike të Kosovës, për partinë e punës dhe fitores. Ky tubim madhështor flet që Kosova përkrah Partinë Demokratike të Kosovës, në krye me liderin e fuqishëm, z. Kadri Veseli. Ndryshimi bëhet vetëm me PDK-në sepse ne jemi forcë e ndryshimit. Ne jemi e vetmja shpresë për kërkesat e qytetarëve, zgjidhje të problemeve të tyre dhe ne jemi për fuqizim të vendit. Prandaj, më 22 tetor besoni votën tuaj për #forcënendryshimit, besoni tek ne dhe së bashku të ecim përpara. #VOTOPDK94✔”, ka shkruar Xhemajli në Facebook.