fbpx

XHEMAJLAJ KOMENTON PËR HERË TË PARË HUMBJEN NDAJ RAMIZ LLADROVCIT

  23 Oct 2017

Kandidati i Nismës për Kosovën në komunën e Drenasit, Isa Xhemajlaj ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në këtë komunë nuk është aspak real.

Ai ka thënë se janë duke e analizuar atë dhe se kundërkandidati i tij Ramiz Lladrovci nuk ka fituar me vullnetin e qytetarëve.

‘’Nuk mendoj që është rezultat real, jemi duke i bërë analizat, do të shohim se çka do të ndodh. Absolutisht nuk është rezultat real’’, ka thënë Xhemajlaj.

Kandidati i Nismës beson se atij i janë vjedhur votat, madje thotë se do të marrë masa nëse diçka e tillë vërtetohet.

‘’Kam pritur më shumë. Unë mendoj që më janë vjedhur votat. Nëse del të jetë ashtu do ti ndjekim procedurat e zgjedhjeve të ankesave dhe do të shohim deri në çfarë shkalle është dëmtuar procesi.’’, ka shtuar tutje Xhemajlaj.

Kujtojmë që Ramiz Lladrovci në këto zgjedhje ka arritur të marrë 59.34 për qind të votave, ndërsa Isa Xhemajlaj 24.32 për qind.