Xhavit Haliti nderhyn ne debatin e ashper mes Lladrovcit dhe Limajt!
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti duke i komentuar akuzat e rënda të bashkëpartiakut të tij, Ramiz Lladrovci ndaj njërit prej liderëve të koalicionit PAN, Fatmir Limaj, ka theksuar se kjo nuk ndikon në funksionimin e qeverisë.
Haliti në një prononcim ka thënë ndër të tjera se duhet të dallojmë qeverinë qendrore nga fushata elektorale për zgjedhjet lokale.
Sipas tij, debatet, si ai i djeshmi për të parin e Komunës së Drenasit, kuu përplasën ashpër kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ai i Nismës, Isa Xhemjalaj janë të arsyeshëm, por kjo gjë sipas tij, nuk mund të ndikojë në koalicionin qendror.
Ai ka thënë se është kundër debateve që sjellin përplasje pa argumente.
“Unë nuk e kam parë debatin, por tani koalicioni qendrorë është tjetër gjë ndërsa beteja për pushtetin lokal po zhvillohet nga të gjithë dhe e pavarur dhe të dy kandidatët për kryetarë të komunës normalisht që do të bëjnë fushatën e tyre në variantin që atyre ju duket që e përshtatshme dhe e arsyeshme”.
Ai madje deklaratat si këto të Lladrovcit i ka quajtur të tepruara.
“Unë jam kundër debateve të cilat sjellin përplasje pa argumente në shërbim të qytetarëve, sepse individi mund të ketë ngarkesa të ndryshme ai që konkurron për kryetar komunë është shërbëtor i qytetarëve dhe interesave të tyre dhe gjithçka që del jashtë kësaj dhe jashtë kësaj kornize mendoj që është e tepruar nga kushdo qoftë”.
Ndërsa mbrëmë gjatë një debati televiziv, kandidati i sërishëm i PDK-së për këtë komunë, Ramiz Lladrovci është thumbuar gjatë emisionit Magazina Lokale në Klan Kosova se është në “Listën e Zezë”.
Por Lladrovci është përgjigjur, dhe madje, ka thumbuar edhe kreun e Nismas.
“Sa i përket “Listës së Zezë”, jam krenar që jam në “Listën e Zezë” për shkak të luftës në Maqedoni, Fatmir Limaj është në “Listën e Zezë” për korrupsion”.
“Kam miq amerikan dhe kam bashkëpunim të jashtëzakonshëm me amerikanë”.
E kandidati i Nisma-s, kreu i të cilës parti, është thumbuar nga Lladrovci, Isa Xhemajlaj, ka mohuar një gjë të tillë