fbpx

Xhavit Haliti e sulmon rende Ramush Haradinajn!

  08 Dec 2017

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare, ku pikë e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Në këtë seancë kanë replikuar disa deputetë, rreth çështjes se numrit të madh të zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj.Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka deklaruar se është kundër numrit të madh të zëvendësministrave, mirëpo ka shtuar se po kaq zëvendësministra ka pasur edhe në qeverinë e kaluar atë të Isa Mustafës.

“Jam kundër që të ketë kaq shumë zëvendësministra, më mirë është të punojnë në profesionin e vetë, por as qeveria Mustafa nuk ka pasur hiq më pak”, ka theksuar ajo.Por pas kësaj, është tallur Xhavit Haliti, i cili ka thënë që rrogat në Qeverinë Haradinaj janë të vogla.“Rrogat janë të vogla, por fitimi i madh”, tha ai përcjellë Gazeta Blic.

Ndërsa, programi i Qeverisë dje është prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se është fokusuar në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe integrimet euro-atlantike.Ky program është kritikuar nga opozita, e cila ka thënë se është kopje e punëve të pa kryera nga qeveritë e kaluara dhe që nuk specifikon se si do të zgjidhen çështjet që janë në të.