fbpx

Werner ka problem me zhurmën, nuk luan as ndaj Borussia Dortmundit nga frika prej zhurmë që e bën ‘Muri i verdhë’ (Foto/Video)

  13 Oct 2017

Nga frika për përkeqësimin e një lëndimi të pazakontë, ylli i RB Leipzig, Timo Werner, nuk do të jetë në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund.

Kjo është për shkak se lojtari nuk është në gjendje të shfaqet mirë në ndeshjet ku tifozët bëjnë shumë zhurmë, për shkak të një problemi me muskujt e tij, që shkon deri në dëgjim.

Golashënuesi gjerman u desh ta lërë lojën ndaj Besiktasit në Ligën e Kampionëve për shkak të zhurmës që prodhonin tifozët.

Tani klubi gjerman ka të frikë se lojtarit mund t’i ndodh e njëjta gjë, nga zhurma që bëjnë tifozët utras të Borussia Dortmundit që njiheni si ‘Muri i Verdhë’.