VV’ja e përçarë edhe në Prishtinë(VIDEO)

  20 Dec 2017

Asamblistët e Komunës së Prishtinës sot kanë dhënë betimin në seancën inauguruese të Kuvendit të kësaj komune, por aty u vërejtën disa detaje.

Në videon e publikuar ‘Live’ e më pas të shpërndarë edhe nga i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, shihen shumica e asamblistëve të VV’së teksa çohen në këmbë për të nderuar hymnin shtetëror të Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Por jo të gjithë vepruan kështu. Ishin 7 asamblistë të VV’së që kishin lëshuar sallën kur u intonua hymni i Kosovës, dhe u futën tek pasi nisi intonimi i hymnit kombëtar.

Në asamblistët që bojkotuan hymnin e shtetit ishte Nol Nushi, i cili u zgjodh për herë të parë në këtë kuvend, e i cili ishte pozicionuar në krah të Dardan Molliqajt në përçarjen e famshme që po ndodhë tash e dy javë.

Ndërkohë, asamblisti Arben Vitia, i cili ishte edhe i besuari i Albin Kurtit për ta lexuar një letër nga burgu, qëndroi në sallë bashkë me asamblistët tjerë dhe nderuan hymnin e shtetit të Kosovës. Në sallë qëndroi edhe vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Bojkotimi në njërën anë dhe nderimi i hymnit shtetëror në anën tjetër, tregon edhe një herë përçarjen e VV’së në dy grupe, e si duket ajo lidhet edhe me dallim në pranimin ose jo të simboleve shtetërore dhe hymnit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.