VV në prag të ndarjes në dy blloqe, luftë e ashpër mes Albinit dhe Shpendit
Ka kohë që flitet se në Vetëvendosje ka një përçarje të thellë, por ajo mbahej fshehtë, deri sot kur në media u publikuan dy letra të lidershipit të kësaj partie dhe një komunikim në chat në mes të deputetëve të VV’së.
Një portal pak i njohur, CNN.al, ditë më parë kishte publikuar edhe në detaje se si ka rrjedhur kjo përçarje, edhe pse asnjë nga mediat e mëdha në Kosovë nuk e kishte transmetuar këtë lajm.
Për përçarje brenda Vetëvendosjes kishte raportuar edhe Gazeta Metro muajin e kaluar.
Më poshtë lajmi i plotë i publikuar më 14 tetor rreth përçarjes së VV’së.
Ka kohë që flitet se në Vetëvendosje ka një përçarje të thellë, por ajo mbahej fshehtë, deri sot kur në media u publikuan dy letra të lidershipit të kësaj partie dhe një komunikim në chat në mes të deputetëve të VV’së.
Një portal pak i njohur, CNN.al, ditë më parë kishte publikuar edhe në detaje se si ka rrjedhur kjo përçarje, edhe pse asnjë nga mediat e mëdha në Kosovë nuk e kishte transmetuar këtë lajm.
Më poshtë lajmi i plotë i publikuar më 14 tetor rreth përçarjes së VV’së.
Shkaku kryesor i kësaj ndarjeje mësohet të jetë mënyra e financimit të partisë, burimi i këtyre financave si dhe shpërndarja e tyre mes të personave kyç të partisë Lëvizja Vetëvendosje. I njëjti burim ka bërë të ditur pë CNN.AL se shumën e parave të mbledhura ilegalisht nga mafia e ndërtimit në Prishtinë me çdo kusht është kontrolluar nga kryetari i tanishëm i Prishtinës Shpend Ahmeti së bashku me Dardan Molliqajn. Ndërkohë që themeluesi i “VV” Albin Kurti, duke u ndjerë i anashkaluar. Për këtë arsye Kurti menjëherë pas zgjedhjevemori vendim për shkarkimin e sekretarit të partisë z. Dardan Molliqaj. Po ashtu Albin Kurti tashmë i ka ftohur marrëdhëniet edhe me Shpend Ahmetin, kandidatin e Vetëvendosjes për postin e Kryetarit të Prishtinës, dhe shumë rrallë janë parë bashkë që kur ka filluar edhe fushata elektorale.
Pas gjitha këtyre ngjarjeve, ky burim njofton për CNN.AL se momentalisht pavarësisht përçarjeve të mëdha nmes të figurave kryesore të VV-së është vendosur që kjo të mbetet e fshehtë deri pas zgjedhjeve lokale për të mos u reflektuar në përzgjedhjen që do të bëjnë qytetarët.
Kujtojmë qytetarët që z. Shpend Ahmeti është duke kandiduar edhe për një mandat nga rradhët e VV-së për kryetar të Prishtinës, dhe se para se të bëhej anëtar i VV-së ai ka udhëhequr partinë Fryma e Re me të cilën nuk kishte arritur të kalonte pragun elektoral të nevojshëm për t’u bërë pjesë e parlamentit të Republikës së Kosovës. Tashmë pritet përfundimi i zgjedhjeve të cilat për zotin Ahmeti janë më shumë se kaq, pasi sipas rezultati I tyre do të shënojë edhe të ardhmen e tij në VV.