fbpx

VV kunder Merkelit , sulmohet nga qytetaret

  23 Sep 2017

Në një komunikate skandaloze për media që Lëvizja Vetëvendosje e bëri dje, ashtu sikur Presidenti autokrat turk, u ka dhënë instruksione shqiptarëve në Gjermani që të votojnë për partitë e majta, kundër partive të djathta, edhe kjo parti i ka ftuar shqiptarët që jetojnë Gjermani të votojnë kundër Angela Merkel.

Pas kësaj komunikate të VV’së, që e publikuan në faqen e tyre zyrtare, shumë komentues bënë shkruajnë që “mos t’ia bajnë gajlen Gjermanisë Vetëvendosja”.

“Paramenone o injoranta jeni ju, e krjet partia e juve qysh s’po ju vjen marre bre. Besnomi mu pom vjen marre për vuje çfarë injoranti duhet me kon ai që e ka bo qet njoftim se papapa”, shkruan një nga komentuesit në faqen e Vetëvendosjes.

Ndërsa, një komentuese tjetër, shkruan se Rusia dhe Serbia ishin ato që nuk e kanë dashur Angeka Merkel, pasi kjo e fundit gjithmonë e ka përkrahur Kosovën, shkruan Gazeta Express.

“Rusia dhe Serbia nuk e duan Angela Merkel sepse gjithmonë ka përkrahur Kosovën andaj qëllimi është të dobësohet përkrahja ndaj nesh! BE dhe Ballkani të jenë nën urdhrat e tyre – jo të Amerikës! Si mund t’i bëjnë thirrje popullit kundër Merkelit!!!”, është komenti i njërës nga komentueset.

“Kosovën e keni rahatu tash veç shtetet tjera kqyrni, mos i jeni kosës gjon, rrini para kive t’juaj”, komenti i radhës.

“O komunista, n’luftë kur ju shokët shpihuni të krye shizofrenit Albin Kurtit i keni rru edhe vetullat, jeni pshtjell n’kule e keni ik kah keni mujtë, u kanë pikërisht ky koalicioni që ka ndihmu më së shumti kosovarët, e ju doni me na kallxu kon me votu .. muni me manipulu atje me njerëz të varfër duke i punsu e pagu për të shkatërru pronën dhe të arriturat e shtetit me sulme terroriste se na ktu s’jau futum juve, votojnë kon dojna, s’jena met me na msu neve leninista ju vjen era, shkije 80% i keni prind që kanë punu me ta, qasi mu** jeni edhe ju”, është ky një koment tjetër i një qytetari që ka shkruar në njoftimin e publikuar nga Vetëvendosje, ku fton qytetarët që jetojnë në Gjermani të mos e votojnë Angela Merkel.

Megjithatë, kjo është hera e parë që një subjekt politik bën një reagim të tillë jashtëzakonisht të rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës.