VV bojkoton mocionin e LDK-së, kundër Rikallos (Dokument)

  03 Oct 2017

Disa deputetë të  Lëvizjes Vetëvendosjes ndonëse kishin paralajmëruar edhe protesta për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo, ata sot nuk morën pjesë as në votim për mocionin e inicuar nga LDK për shkarkimin e ministrit serb, i cili dyshohet për torturim të shqiptarëve në kohën e luftës.

Janë hiq më pak se 11 deputetë të VV dhe disa të LDK që nuk morën pjesë në votim.

Këta deputetë janë Fisnik Ismaili, Aida Dërguti, Dugagjin Gorani, Liburn Aliu, Sami Kurteshi, Ali Lajçi, Fatmire Kollçaku, Valon Ramadani, Drita Millaku, Shqipe Pantina dhe Saranda Bogujevci.

Një mocion i tillë ishte inicuar nga LDK.

Për mocionin kanë votuar 27 deputetë, kundër 40 dhe një abstenuar.

Për Nenad Rikalon janë hedhur dyshime se ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë. Për këtë kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar të dhëna nga organet e sigurisë por që sipas tij nuk janë gjetur ato të dhëna se ka bërë vepra të tilla.

Ndërsa ditë më parë vet Nenad Rikalo kishte reaguar ndaj akuzave që  i ishin bërë nga disa banorë të Prishtinë, të cilët thanë se ishin torturuar gjatë kohës së luftës nga ministri i ri serb.

Rikalo kishte deklaruar se në  vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin ka marrë pjesë në themelimin e KAN-it.

Deklarata e plotë e Nenad Rikalos:

“Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë. Ai më vonë ka ndryshuar bindjet e veta duke nisur një rrugë tjetër, ka formuar lëvizjen Vetëvendosje e cila përdorë metoda të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike në politikë, gjë që mua nuk më ma konvenuar, thuhet në komunikatën e ministrit të Bujqësisë.