Vuçiqi tregon se sa para do t’u ofrohen deputetëve sërb per ta votuar Ushtrine e Kosoves!

  10 Nov 2017

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se “është i qartë qëllimi i shqiptarëve dhe i një pjese të faktorit ndërkombëtar që ta dobësojë pozitën e Serbisë dhe të Listës Serbe në Kosovë”.

Vuçiq ka parashikuar se ky presion do të vazhdojë edhe më tej, edhe te deputetët e Kuvendit të Kosovës, që ta pranojnë themelimin e Ushtrisë së Kosovës, njoftojnë mediat serbe.

“Mund të ketë edhe raste kur njerëzve do t’u afrohen shuma prej 20-30 mijë euro që serbët të marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, me qëllimin që ta dobësojë pozitën e Serbisë dhe popullit serb”, citohet të ketë thënë ai.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.