fbpx

Vuçiq u nervozua keq me zyrtarin amerikan për shkak të Kosovës

  26 Oct 2017

Luftimi i mosmarrëveshjeve mbi çështjen e Kosovës dhe presioni, siç e quajnë sebët, nga SHBA-të që Serbia t’i jep fund lidhjeve të ngushta me Rusinë ishin dy pikat kyçe që u diskutuan në takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarit amerikan.

Sipas medias serbe Novosti, pikërisht këto tema bënë që takimi ta zgjaste mbi një orë e gjysmë, dhe prologu i krejt kësaj ishte mesazhi që përçoi zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe Euro-Azi, Hoyt Brian Yee, se Beogradi nuk duhet të ulet në dy karrige.

Burimet e medias në fjalë thonë se mysafiri e këshilloj presidentit serb që të respektohet integriteti territorial i Kosovës.

E kjo çështje e nervozoj presidentin serb.

Vuçiq tha se kështu SHBA nuk u sollën nëntë vite më parë. Tutje, ai tha se qëndrimi i tij për gjeneratat e ardhshme nuk do të ngarkohet me konflikte te ngrinë që është një pengesë e për pajtimin historik mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ndërkaq, ai nuk harrojë t’i tregojë që, sipas tij, Prishtina po e pengon zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në mënyrë të njëanshme dhe të vazhdueshme.