fbpx
Vuçiq tregon se çfarë bisedoi me këshilltarët e Merkelit

Vuçiq tregon se çfarë bisedoi me këshilltarët e Merkelit

  12 Mar 2019

Aleksandar Vuçiq ka folur për media pas takimit që ka patur me dy këshilltarët e Angela Merkel.

Presidenti serb ka paralajmëruar pa fije turpi krijimin e një gjykate kinse për shqiptarët që përdhunuan gratë serbe.

Vuçiq poashtu ka deklaruar se në prill do të ketë disa përpjekje për lëvizje të situatës nga Bashkimi Evropian.

“Biseduam me me zyrtarët gjermanë rreth marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, taksës dhe platformën që autoritetet e Prishtinës miratuan pak ditë më parë. Ne jemi në krijim të një gjykate për shqiptarët që përdhunuan gratë serbe në luftë.

Poashtu, po luftojmë për përparim ekonomik dhe investime. Duam një kompromis dhe një marrëveshje.

Nëse këtë nuk e doni, duhet të silleni si Prishtina. Unë pres që në prill do të ketë disa përpjekje dhe lëvizje nga Bashkimi Evropian për të ndryshuar gjërat në terren” ka thënë Vuçiq. /Indeksonline/