Vuçiq tregon se çfarë bisedoi me diplomatin britanik për Kosovën

Vuçiq tregon se çfarë bisedoi me diplomatin britanik për Kosovën

  14 Mar 2019

Presidenti i Serbisë pas takimit me diplomatin britanik Riçard Moor ka deklaruar se “shpreson se bashkësia ndërkombëtare të vazhdoj të ftojë Prishtinën të heq dorë nga taksat”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq bisedoi sot me drejtorin gjeneral të “Forin Office” për çështje politike Riçard Moor, pas takimit ai përsëriti se “Serbia do të jetë e gatshme të vazhdoj dialogun me të hequr të taksave nga Prishtina”

Ndërsa Mur ka njoftuar se “nga Prishtina ka kërkuar heqjen e taksës, në mënyrë që të dy palët të vazhdojnë sa më parë dialogun njofton shërbimi i mediave të presidentit.

Vuçiq e njoftoi diplomatin Mur me faktin se Prishtina nuk ka përmbushur obligimin për formimin e bashkësisë së komunave serbe. “vendosja e taksës dhe miratimi i platformës nga parlamenti i Prishtinës është dëshmi se Prishtina nuk po mendon për dialogun po për zgjidhje që mund të destabilizojnë regjionin”.

Presidenti serbe ka vlerësua raportet bilateral sit ë mira përkundër rrethanave komplekse dhe me mundësi të avancimit të mëtutjeshëm në bashkëpunimin gjithëpërfshirës.

Mur ka theksuar se “Britania e Madhe përkundër procesit Bretxit, do vazhdoj përkushtimin në mbështetjen e regjionit të Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se integrimi I gjithë Ballkanit në BE është kyç për stabilizimin dhe prosperitetin”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.